Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mike Tyson: Historia që më bëri ky që jam sot

Heroi i boksit Mike Tyson ka folur për ngacmimet e tmerrshme seksuale që ka pësuar kur ishte fëmijë, dhe që e bëri atë “mjaft të ashpër në botën ku jeton”.

Babai i tetë fëmijëve përshkruan se si ishte duke kaluar në rrugët e Brooklynit në moshën 7-vjeçare kur një “burrë në moshë... e tërhoqi nga rruga”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai u “ngacmua” dhe “abuzua seksualisht” para se të arrinte të largohej. Tyson nuk e pa më kurrë abuzuesin e tij dhe nuk i tregoi askujt, përfshi dhe policinë, për dekada me radhë me frikën se do të gjykohej, transmeton tch.

Për herë të parë për incidentin ai ka folur në një emision televiziv se çfarë ka ndodhur.

Pavarësisht se nuk ka dashur të japë shumë detaje, pasi vazhdon të mendojë se nuk beson se është diçka që duhet ti interesojë dikujt. Por Mike thekson se ishte pikërisht ky incident që e ka bërë atë njeriun që është sot.