Milani bën gati ofertën për Belottin

Milani bën gati ofertën për Belottin

17 korrik 2017 23:40

Milani raportohet se do të ofrojë 50 milionë euro plus lojtarë për transferimin e sulmuesit të Torinos, Andrea Belotti.

Italiani ka klauzolë për largim prej 100 milionë eurosh, por kjo është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Series A.

Chelsea është lidhur me një transferim të futbollistit, por tani “Tuttomercatoweb” raporton se Milani ka ofruar 50 milionë euro plus M’Baye Niangun dhe Manuel Locatellin.

Gjithashtu raportohet se në marrëveshje mund të përfshihet edhe Gabriel Paletta.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme