Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Grezda e Ejupi i sjellin fitoren Osijekut

Osijeku ëndërron me Eros Grezdën. Goli i parë i mesfushorit të kombëtares shqiptare me skuadrën e tij të re, rezultoi shumë përcaktues për ekipin kroat pasi Osijeku mposhti me shifrat 2-0 zviceranët e Lucernës në sfidën e parë të ruandit të dytë kualifikues të Europa League duke hedhur një hap të madh përpara drejt avancimit në fazën tjetër. Në ndeshjen e tij të 3-të zyrtare me Osijekun, Grezda përveç se ishte frymzësuesi i pjesës më të madhe të aksioneve sulmuese që ndërtonte skuadra e trajnerit Zekiq, arriti të gjente edhe rrugën e rrjetës, edhe pse kundërshtari që kishte përballë Osijeku ishte shumë i fortë. Sfida u zhbllokua nga një tjetër futbollist me origjinë shqiptare pikërisht nga sulmuesi Muzafer Ejupi.

Ky i fundit, i cili luan për përfaqësuesen maqedonase, në minutën e 66-të përfitoi nga një top i hedhur në zonë nga rivënia anësore, teksa me një goditje të saktë me kokë mposhti portierin e Lucernës. Reagimi i zviceranëve mungoi dhe në minutën e 79-të, Grezda bëri gjithçka në mënyrë perfekte. Mesfushori shqiptar i vodhi topin një lojtari kundërshtar, duke u shpëtuar mbulimit të mbrojtësve dhe një goditje të bukur realizoi edhe golin që i coi shifrat në 2-0. Ai mes Osijekut dhe Lucernës duhet të ishte një derbi shqiptar mes Grezdës dhe Hykës, por me këtë të fundit që është larguar drejt Amerikës, i vetmi shqiptar në radhët Lucernës ishte mesfushori i përfaqësues së Kosovës, Hekuran Kryeziu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo