Bradley Lowery, 6-vjeçar, i cili preku zemrat e shumë tifozëve të futbollit me betejën e tij kundër kancerit, ka vdekur sot në krahët e prindërve të tij.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar nëna e tij përmes një postimi në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBradi i vogël preku zemrat e miliona njerëzve me vendosmërinë e tij për të vazhduar luftën me kancerin.
“Djali im i guximshëm shkoi te engjëjt sot më 07/07/17, në krahët e nënës dhe babait të tij dhe i rrethuar nga familja. Ai ishte superheroi ynë që zhvilloi betejën më të madhe. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen tonë. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen”, ka shkruar nëna e tij, Gemma.