Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kapiteni me zemër të madhe

Shpejtësia, aftësia teknike dhe pamja e mirë e lojës i mundësojnë Valon Dedajt të kompensojë disavantazhin që e ka në gjatësi.

Kështu vlerëson Andy Dittert, trajner i HSC Kreuzlingen, skuadrës së Dedajt për edicionin e ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore. Te skuadra e kategorisë së dytë zvicerane presin shumë nga Dedaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë te përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka vite që përfitojnë nga shpejtësia, aftësia teknike dhe pamja e mirë e lojës së Dedajt. Ai është organizatori i lojës së përfaqësueses A të Kosovës në hendboll dhe kapiten i saj.

Kosova ditë më parë arriti sukses duke u renditur e treta në kampionatin e IHF-së për vendet me hendboll në zhvillim. Me këtë është kualifikuar për raundin e dytë eliminator të evropianit të vitit 2020. Kështu Kosova për herë të parë do të luajë në raundin kryesor eliminator për një evropian.

Prej se Kosova ka nisur të luajë ndeshje eliminatore, në vjeshtën e vitit 2014, Dedaj është pjesë e saj...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.