Në korrik të vitit 2013 në një konferencë për shtyp të mbajtur në lokalet e Pallatit të Rinisë, Ahmet Kandemir shprehte keqardhje që po i duhej të ndahej me Sigal Prishtinën, shkruan sot Koha Ditore.
Kandemir asesi nuk po mund të refuzonte ofertën për të drejtuar Beshiktashin, klubin e tij të zemrës. Afër katër vite më vonë, Kandemir sërish është emëruar trajner i skuadrës më të madhe të basketbollit në Kosovë. Trajneri turk të enjten është zyrtarizuar si udhëheqës i shtabit teknik të Prishtinës për edicionin e ri, 2017\18.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShumë gjëra kanë ndryshuar që nga atëherë te Prishtina dhe në basketbollin kosovar në përgjithësi. Pak kohë pas ndarjes me Kandemirin, Prishtina nisi të garoi në Ligën Ballkanike. Garoi katër edicione, fitoi dy tituj dhe tani ka vendosur të largohet nga kjo garë rajonale. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.