Pas tre vjetëve të kaluar te Besa e Pejës, sulmuesi prishtinas Kastriot Rexha ka vendosur të largohet nga klubi pejan.
Në një deklaratë për Sportin në KTV, sulmuesi shtatlartë ka treguar arsyen e largimit nga skuadra me të cilën e fitoi Kupën e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka theksuar se ka provuar të flasë me zyrtarët e klubit për të marrë fletëlëshimin dhe për t’u përshëndetur, por askush nuk ia ka hapur telefonin.
Rexha ka zbuluar se për të janë të interesuara katër skuadra të Superligës, emrat e të cilave nuk ka ngurruar t’i përmendë.
Kastriot Rexha, brenda tre vjetësh të kaluar te Besa, arriti të bëhej sulmuesi kryesor i pejanëve dhe ishte i vetmi që deri diku arriti ta zëvendësonte të pensionuarin, Haxhi Zeka, që cilësohet si legjendë e Besës.