Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Agjenti i Courtoisit konfirmon bisedimet me Realin

Agjenti i Thibaut Courtoisit ka pranuar se ai ka pasur takime me zyrtarë të Real Madridit, lidhur me një kalim nga Chelsea në kryeqytetin spanjoll.

Christophe Henrotay ka thënë se ka pasur takime të rregullta me Realin dhe e ka diskutuar edhe punën e portierit belg.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

25-vjeçari u bë numri një i “Bluve” në Londër që nga viti 2014 kur u transferua prej Atletico Madridit. Pasi fitoi titull të Premier Ligës, Courtois u raportua se do të kalojë te Reali në Spanjë,.

“Sigurisht se për Thibautin ka interesim të shumë klubeve të mëdha, përfshirë edhe fituesin e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Henrotay për “SportFoot”, transmeton Koha.net. “Ai është lojtar që ndihmon të fitohen lojë, tituj. Jam takuar rregullisht me zyrtarët e Realit dhe me ta është diskutuar edhe çështja e Thibautit. Detyra ime është ta mbaj të informuar për situatën”.