Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Perez: Ronaldo është i zemëruar, por do të qëndrojë

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez beson se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te Real Madridi, përkundër thotë se portugezi është i zemëruar.

32 vjeçari është akuzuar për evazion fiskal nga autoritetet spanjolle, dhe për këtë raportohet se Ronaldo e dëshiron largimin nga Santiago Bernabeu, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Perez nuk e ka mohuar se Ronaldo është i zhgënjyer, për shkak se klubi ka dështuar ta mbështesë, por ai beson se ylli kryesor i klubit s’do të largohet.

“E di që Ronaldo është i zemëruar, por mendoj se ai do të qëndrojë. Ende s’kam folur me të, dhe e vetmja gjë që duhet bërë është që të presim përfundimin e Kupës së Konfederatave dhe të bisedojmë”, ka thënë Perez për esRadio.