Menjëherë pas shortit të Ligës së Evropës, ku Prishtina do të përballet me skuadrën suedeze IFK Norshoping, ka ardhur edhe reagimi i parë i skuadrës suedeze dhe trajnerit Jens Gustafsson.
Në rrjetin social Twitter, ekipi suedez Norshoping shkroi: “Jeni të mirëseardhur në fushën tonë, të enjten me datën 29-të qershor. Respekt i përbashkët nga IFK Norrshoping”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE, e menjëhershme ka qenë replika e klubit “Bardhekaltër”, që ka shkruar “Do të shihemi së shpejti. Me shumë respekt nga FC Prishtina”.
Ndërkohë, nga Nyoni i Zvicrës, trajneri Jens Gustafsson, pret një ndeshje të vështirë me nënkampionen.
pret një ndeshje shumë e vështirë, por për këtë arsye ne po punojmë vazhdimisht. Punojmë shumë që të jemi në gjendje të paraqitemi sa më denjësisht. Do të jetë përballje interesante. Do të jetë kohë e shkurtër nga dita e shortit deri në ndeshjen me Prishtinën dhe duhet të rrisim intensitetin e stërvitjeve. Prishtina nuk e nisi edicionin mirë, por e përfundoi në mënyrën më të mirë. Do të mundohemi t’i njohim ata nëpërmjet kanaleve të ndryshme”, ka deklaruar trajneri Gustafsson në faqen zyrtare të klubit.