Sport

Shkupi fiton turneun “Çlirimi i Prishtinës”

Shkolla e futbollit për të rinj Vigani, ka mbajtur për herë të dytë turneun tradicional për Ditën e “Çlirimit të Prishtinës”.

Në këtë turne për grumposhat e reja, kanë marrë pjesë shtatë skuadra nga Kosova, Kosova Lindore dhe Maqedonia, transmeton KTV.

Nga Kosova ishin katër ekipe, shkolla e futbollit Vigani, Arsenali, Feronikeli dhe Drenica, nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës dhe Shkupi, ndërsa nga Kosova Lindore, Presheva.

Organizatori i këtij turneu Fetah Veliu, u shpreh i lumtur me ecurinë e këtij turneu.

Fitues i edicionit të dytë të këtij turneu tradicional për Ditën e “Çlirimit të Prishtinës” është shpallur skuadra shqiptare, nga

Maqedonia, Skupi, pasi në finale mposhti ekipin tjetër shqiptar nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës me rezultat 2:0.

Në vendin e tretë u rendit Vigani, që mposhti pas penalltive skuadrën e Drenicës 8:7.

Futbollisti më i mirë i këtij turneu u shpall Altin Aliji, nga Shkupi, përderisa epiteti i portierit më të mirë i ka takuar portierit të Shkëndijes së Tetovës, Harbin Osmani.