Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi në bisedime për transferimin e Perisiqit

Manchester Unitedi ka filluar bisedimet me Interin për një transferim të mundshëm të kroatit Ivan Perisiq në “Old Trafford, raporton Sky Sports.

Vlera e 28 vjeçarit raportohet të jetë rreth 36 milionë funta, dhe Interi edhe lojtari dëshirojnë që kjo marrëveshje të finalizohet, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Anësori kroat ishte bashkuar me Interin më 2015 nga Wolfsburgu, ndërsa ka pasur një formë të mirë këtë sezon në Serie A duke shënuar 10 gola dhe asistuar në gjashtë të tjerë.

Të shtunën Jose Mourinho ka konfirmuar se drejtori sportiv i klubit Ed Woodward tashmë e di se kë e dëshiron në Old Trafford.