Sport

Chelsea nuk i ndahet mbrojtësit të Juventusit

Chelsea nuk ka hequr dorë ende nga Leonardo Bonucci, duke i ofruar mbrojtësit të Juventusit një rrogë vjetore prej 8 milionë eurove, shkruan e përditshmja Il Messaggero.

Gazeta italiane thotë se Antonio Conte e ka kërkuar veçanërisht mbrojtësin italian në afatin kalimtar veror, edhe pse Bianconerët kanë refuzuar edhe oferta prej 50 milionë eurove, transmeton KTV.

Bonucci në këtë edicion ka zhvilluar 44 ndeshje, ndërsa ka shënuar pesë gola.