Zëvendëskapiteni i Liverpoolit, James Milner, ka pohuar se klubi duhet të përqendrohet në fitimin e trofeve, pasi siguruan një vend në Ligën e Kampionëve.
Me fitoren 3 me 0 ndaj Middlesbrough, djelmoshat e Jurgen Kloppit siguruan pozitën e katërt në Premier Ligë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLiverpooli në historinë e re nuk ka fituar asnjë trofe. Për herë të fundit fitoi kupën e ligës para 11 vjetësh dhe sezonin e kaluar dështoi të fitojë EFL Cup e Europa Ligën, edhe pse ishte në finale të dy garave.
Milneri, i cili ka fituar katër trofe gjatë karrierës së tij te Manchester City, beson se “Të kuqtë” mund t’i japin fund “agjërimit” për trofe.
“Personalisht gjëja më e madhe për ne te City ishte ta fitonim FA Cup – ta fitojmë atë trofeun e parë, të fitojmë diçka, kjo na dha besim”, ka thënë Milner për The Independent.
“Liga e Kampionëve ishte një hap në rrugëtimin e gjatë. Vitin e kaluar ishim afër [trofeut] por nuk arritëm. Por të luash në këto gara dhe në këto ndeshje është e rëndësishme. Shpresoj që tani të fitojmë disa torfe. Ky është hapi i ardhshëm”.