Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një shkupjan, kampion në Mitrovicë

Në mes të janarit, Trepça '89 bëri të ditur zgjedhjen që kishte bërë për trajner. Nuk ishte në fakt një zgjedhje që pritej shumë.

Posti i trajnerit të skuadrës që po luftonte për titull dhe që ishte pretendentja kryesore, iu besua Zekirija Ramadanit, shkruan sot Koha Ditore. Ramadani në atë kohë nuk ishte emër shumë i njohur në futbollin kosovar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por po merrte drejtimin e skuadrës që kishte shkëlqyer në stinorin vjeshtor, ishte e para në klasifikim dhe që me një përbërje të re lojtarësh kishte shfaqur lojëra të mira. Ramadani e gjeti thuajse të gatshme skuadrën që vazhdoi me formë të lartë edhe në pranverë dhe katër xhiro para fundit të edicionit e siguroi titullin e kampionit në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Me Ramadanin në postin e trajnerit, Trepça '89 ka fituar titullin e parë në histori.

Po ashtu ai do të mbahet në mend si trajneri që ka fituar titullin e parë që siguron daljen në Evropë, përkatësisht në kualifikime për Ligën e Kampionëve. 39-vjeçari nga Shkupi e di që ishte dhe është pjesë e një momenti historik, e një arritjeje historike... (Më gjerësisht mund të lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.