Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mesiqit i dhurohet fanella e përfaqësueses së Kosovës

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, e ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës, të premten në mesditë, ku është pritur nga kryetari Fadil Vokrri me bashkëpunëtorë.

Vokrri kishte përgatitur për Mesiqin fanellën e Kosovës me numrin 9, i cili pavarësisht që nuk ka qenë sportist, e as në poste sportive, e ka ndihmuar shumë Kosovën dhe me plot kënaqësi pranoi dhuratën nga Vokrri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas takimit që zgjati rreth 20 minuta, Mesiqi vlerësoi përparimet që janë bërë në futbollin kosovar, raporton KTV.

"Më vjen shumë mirë dhe kam kënaqësinë që sot jam në Federatën e Futbollit të Kosovës. Kryetari Vokrri më njoftoi me gjendjen e futbollit këtu. E di në çfarë gjendje keni qenë, por sot ka shumë përparime, keni filluar edhe ndërtimin e stadiumeve dhe po më vjen shumë mirë”, ka thënë Mesiq.

Ish-presidenti i fundit i ish-Jugosllavisë e kujtoi kohën kur ai ushtronte funksionin e të parit të shtetit, e në anën tjetër, Fadil Vokrri luante për Partizanin e Beogradit.

“Po më vjen shumë mirë që sot e takova Fadil Vokrrin, ku me të kemi qenë në atë kohë së bashku. Unë në një funksion e Fadili në funksion tjetër në Beograd, andaj po më vjen shumë mirë që edhe sot jemi bashkë në Kosovë”, është shprehur Mesiq.

Mesiq në fund tha se nuk ka mundur ta shikojë ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, por i ka parë rastet dhe golat e atij takimi.

Në anën tjetër, kryetari Vokrri e falënderoi Mesiqin për gjithë ndihmën që i ka dhënë Kosovës.

Kjo ishte vizita e parë e Stjepan Mesiçit, që i bën Federatës së Futbollit të Kosovës.


Mesiqit i dhurohet fanella e përfaqësueses së... by kohanet