Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bellerini zëvendëson Chamberlainin në mesfushë

Arsene Wenger ka thënë se Hector Bellerin do ta zëvendësojë të lënduarin Alex-Oxlade-Chamberlain në krahun e djathtë të mesfushës.

Mbrojtësi spanjoll pritet të luajë në krah kundër Stoke Cityt, pasi mesfushori anglez u lëndua në fitoren 2 me 0 ndaj Southamptonit të mërkurën mbrëma.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bellerini ka dështuar të gjejë formën e tij më të mirë dhe në muajin e fundit është lënë jashtë formacionit bazë, por trajneri francez beson se formacioni 3-4-2-1 do t’i përshtatet fort 22-vjeçarit.

“Po ai është [zëvendësim natyral], ai është lojtar ofanziv”, ka thënë Wenger. “Ai filloi si mesfushor i djathtë dhe ne e shndërruam në mbrojtës të djathtë”.