Sport

Deklarata e Mourinhos pas kualifikimit në finale

Manchester Unitedi është kualifikuar në finale të Ligës së Evropës dhe për këtë trajneri portugez Jose Mourinho është ndarë shumë i kënaqur, por ka theksuar se do të jetë më i lumtur nëse e fiton këtë garë.

Unitedi në gjysmëfinale e eliminoi Celta Vigon duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 2 me 1, transmeton Koha.net.

“Pas 14 ndeshjeve ne jemi në finale, por nëse e fitojmë Ligën e Evropës do të jem mëse i kënaqur. Do të ishte e mrekullueshme. Celta na dha një ndeshje shumë të vështire, dhe takimi ishte i hapur deri në sekondën e fundit.Lojtarët dhanë gjithçka dhe jam i lumtur për ta”, është shprehur Mourinho për BT Sport.

Ai ka komentuar më tutje edhe kartonin e kuq të Eric Baillyt për të cilin thotë se është një mungesë e madhe për finale, kurse Ajaxin e vlerëson si një kundërshtar shumë të fortë.

“Nuk e pash incidentin e kartonit të kuq, por Eric Bailly ishte fenomenal. Loja ishte shumë emocionuese, disa i kontrolluan ato më mirë se të tjerët. Bailly ndoshta ishte naiv, dhe ne tani kemi humbur një lojtar shumë të rëndësishëm për finale. Ajaxi do të jetë shumë e vështirë, ka një ekip të ri dhe të fortë, kurse liga e tyre përfundon këtë fundjavë dhe do të kenë 12 ditë për t’u rikuperuar. Kurse ne kemi tre ndeshje deri atëherë”, ka thënë Mourinho.