Granit Xhaka thotë se nuk e ka ndërmend të ndërrojë stilin e lojës me gjithë kritikat e shumta që i ka marrë, sidomos për ndëshkimet me kartonë të verdhë e të kuq në edicionin e tij të parë në Angli.
Mesfushori i Arsenalit, i cili shënoi njërin prej golave në fitoren 2:0 kundër Manchester Unitedit, të dielën, është ndëshkuar dhjetë herë me kartonë të verdhë dhe dy herë është përjashtuar nga loja gjatë këtij edicioni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor ai është i bindur se do të vazhdojë të luajë në të njëjtën mënyrë dhe se thjesht duhet të jetë pak më "i mençur". Me gjithë ndëshkimet që i ka marrë, Xhaka pothuajse në çdo ndeshje të Arsenalit gjatë këtij edicioni ka impresionuar me statistika, transmeton Koha Ditore.
Ngjashëm ishte edhe kundër Manchester Unitedit: 85 prekje të topit, 74 pasime me saktësi prej 94.6% dhe natyrisht goli i epërsisë, i cili ishte i pari për Xhakën në stadiumin "Emirates".
24-vjeçari aktualisht është në kuotën e katër golave të realizuar në 41 paraqitje për Arsenalin në të gjitha garat. Krahas katër golave, ka edhe tri asistime. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.