Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Simeone akoma mendon se Atletico ka shanse të arrijë finalen

Pavarësisht humbjes 3 me 0 në gjysmëfinalen e parë, trajneri i Atletico Madridit Diego Simeone beson se ekipi i tij mund të kalojë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Atletico u mposht 3 me 0 në ndeshjen e parë ndaj Realit, por, Simeone thotë se ekipi i tij ka akoma shanse për të kaluar tutje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Futbolli është lojë e mrekullueshme dhe gjithçka mund të ndodhë. Akoma mendoj se kemi shanse të kalojmë tutje. Këto gjëra ndodhin. Do të provojmë deri në fund, deri në fishkëllimën e fundit në ndeshjen e dytë. Ishin më të mirë dhe duhet t’i urojmë”, ka thënë Simeone pas takimit.

Të tre golat në triumfin e Realit i shënoi Cristiano Ronaldo.