Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo me golin e sotëm arrin rekorde të reja

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është bërë futbollisti i parë që ka shënuar 50 gola në fazën e eliminimit në Ligën e Kampionëve.

Portugezi shënoi golin e epërsisë në gjysmëfinalen ndaj Atleticos duke arritur golin e 50-të në ndeshjet eliminuese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ronaldo po ashtu ka arritur në golin e 11-të në gjysmëfinale, 8 për Realin dhe 3 për Manchester Unitedin.

Edhe më të veçantë e bën fakti që Ronaldo tani ka më shumë gola në Ligën e Kampionëve, sesa klubi i Atleticos.