Boksieri ukrainas, Wladimir Klitschko dhe britanikut Anthony Joshua do të masin forcën në Wembley, në ndeshjen e boksit që është përkufizuar si dueli i vitit.
41-vjeçari ukrainas vjen në këtë përballje pasi ka pësuar disfatën e tij të parë në 11 vitet e karrierës së tij si profesionist në nëntorin e 2015 përballë një tjetër boksieri anglez, Tyson Fury.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJoshua, kampion në fuqi i versionit Ibf e mbrojti titullin prillin e vitit të kaluar kundër amerikanit Charles Martin dhe u shfaq disi nervoz në konferencën e shtypit në vigjilje të ndeshjes.
Joshua është ende i pamposhtur në karrierën si profesionist ku ka fituar 18 ndeshje radhazi me K.O dhe pyetjes nëse e mendonte disfatën nuk ju përgjigj ndërkohë që Klitschko e cilësoi në këtë mënyrë këtë duel, transmeton Tch.
“Do të përballem me një djalosh që ka aq vjet sa unë kam kaluar në boks. Për mua kjo është një mundësi e mirë. Ndihem ende i ri, i uritur, dhe i përqendruar në objektivin tim për ti ngritur duart lart si fitimtar”, ka thënë ukrainasi.
Rivali i tij Joshua i lindur në Londër ashtu si Klitschko është i gjatë 1.98 metra. Të dy kanë qenë kampionë olimpikë, anglezi që ka fituar në Londër 2012 e përkufizoi kështu përballjen.
“Ky është një hap drejt madhështisë dhe kam vetëm një gjë në mendje, të fitoj! Nuk është e komplikuar , kjo nuk është shkencë, është thjesht një duel. Unë nuk kam frikë, jam një luftëtar dhe eci me moton, fito, mbrohu, ec përpara!”, është shprehur Joshua.