Punimet për rinovimin e stadiumit olimpik "Adem Jashari", në Mitrovicë do të nisin të premten (sot). Kështu ka njoftuar të enjten drejtori i Departamentit të Sportit (DS) pranë Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit, Ibër Alaj.
Alaj ka njoftuar se i pranishëm në ditën e parë të punimeve në stadiumin buzë lumit Ibër do të jetë edhe inspektori i UEFA-s, Tyrge Borno, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInvestimet në stadiumin "Adem Jashari" janë në vlerë rreth 1.6 milionë eurosh. Me rreth një milion eurosh do të participojë MKRS-ja, kurse me rreth 600 mijë eurosh të tjera Federata e Futbollit e Kosovës (FFK). FFK-ja, në fakt, punët që ka marrë përsipër t'i kryejë i ka nisur javën e shkuar. Obligim i saj është vendosja e shtyllave bashkë me reflektorët.
Punët e tjera për ta bërë këtë stadium të pranueshëm për ndeshje ndërkombëtare të skuadrave, do t'i kryejë MKRS-ja.
Drejtori i DS-së, Alaj, nuk e ka zbuluar se cila kompani ka fituar tenderin për të kryer rinovimin. Ai ka lënë që kjo të zbulohet të premten (sot) në orën 10:00, kur edhe zyrtarisht do të nisë rinovimi. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.