Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ish-pjatalarësi ëndërron Botërorin 2018

Kur ishte 13 vjeç, Nordin Amrabat, mori lajmin që do t'ia ndryshonte jetën përgjithmonë. Ajaxi kishte vendosur për ta liruar për shkak të minutazhit të vogël dhe problemeve që kishte me gjunjët. Dukej se karriera e tij kishte përfunduar ende pa filluar mirë.

"Ishte shumë vështirë", kujton Amrabat. "Unë kam stërvitur në kompleksin që ishte vetëm qindra metra larg 'Amsterdam Arenas'. Prej aty mund të shihja stadiumin dhe ëndërroja të luaja. Por, për fat të keq, nuk ia dola tek Ajaxi, edhe pse jam i lumtur se ku kam arritur tash".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një dekadë më vonë, mesfushori i krahut nga Maroku, ka çdo arsye për të qenë i kënaqur me karrierën e vet të tanishme. Pas pastrimit të dyshemeve nëpër shkolla të ndryshme dhe larjes së enëve në një restorant në kohën pas Ajaxit, Amrabat po bënte plane për të studiuar juridikun. Por, ai u zbulua duke luajtur futboll amator tek ekipi i kategorisë së dytë të Holandës, Omniworld.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.