Arsene Wenger ka refuzuar të konfirmojë nëse synon qëndrimin si menaxher i Arsenalit pas fundit të këtij sezoni, por ka paralajmëruar se planifikon fillimin e parasezonit me ekipin.
Në muajt e fundit e ardhmja e francezit ka qenë në dyshim pasi ende nuk ka vendosur të nënshkruajë kontratën e re dyvjeçare derisa i kanë mbetur edhe dy muaj deri në përfundim të kontratës aktuale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pyetur rreth përgatitjet e klubit për parasezon, ai është përgjigjur: “Puna ime është që të bëjë plane për të ardhmen e klubit. Nuk mund t’u them asgjë më shumë sesa që kam thënë herët e fundit”..
“E kuptoj se është temë e ndjeshme, por mua më intereson puna në fushë. Sporti ka të bëjë me formën që tregoni në të ardhmen. Varet nga ne që të ndryshojmë gjërat. Profesionisti duhet të përqendrohet në atë që është e rëndësishme – do të thotë në performancë”.