Liverpooli nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në Anfield Road ndaj Bournemouthit.
Mysafirët filluan më mirë takimin duke kaluar në epërsi përmes Afobes në minutën e 7, i cili shënoi pas një gabimi nga Wijnaldum, raporton Koha.net.
Philippe Coutinho barazoi shifrat për Liverpoolin në minutën e 40, pas një asistimi të bukur nga Firmino.
Në pjesën e dytë skuadra e Jurgen Kloppit arriti të krijojë epërsinë përmes Origit, i cili shënoi nga një krosim i bukur i Wijnaldumit në minutën e 59.
Kur u mendua se Liverpooli do të arkëtonte pikët e plota në këtë përballje, ashtu nuk mendoi King, i cili shënoi në minutën e 87 për t’i siguruar një pikë ekipit të tij.
Pas këtij barazimi Liverpooli ka 60 pikë në vendin e tretë, kurse Bournemouthi ka 35 pikë në vendin e 13.