Sport

Tottenhami fundos Swansean

Tottenhami ka arritur të përmbysë rezultatin në përballjen e sotme ndaj Swanseas, që është në zonën e rrezikshme.

Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 11 përmes Routledge, për të cilin asistoi Ayew.

Në fund të takimit Tottenhami shënoi tri herë, përmes Allit në minutën e 88, Son Heung-Minit 90+1, dhe Eriksenit tre minuta më vonë.

Tottenhami me këtë fitore arrin në kuotën e 65 pikëve dhe mban vendin e dytë, kurse Swansea është në vendin e 18-të me 28 pikë.