“1000 premtime” mban titullin kënga e re e Dj Dalool dhe kantautorit Alban Skënderaj. Ky është bashkëpunimi i dytë i tyre pas atij në këngën “Peng”.
“Bashkë prapë, duke pasur parasysh që ajo e para ka qenë eksperimentale. Kësaj radhe kemi vendosur për të krijuar një këngë më të afërt edhe më të kapshme për publikun”, ka thënë Dalool për emisionin “Express”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuoka shtuar gjithashtu se videoklipi i këngës është më dramatik. Klipi është xhiruar dhe tani është duke u montuar, ndërsa pritet të lansohet brenda dy ditësh.
“Na jena njo” është një nga hitet e fundit të Dalool që ishte një bashkëpunim me Ardian Bujupin, derisa “Engjëll” është hiti i fundit i Alban Skënderajt.