Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Chloe “kopjon” vjehrrën e saj Victorian

Listës së gjatë të fansave të ikonës së modës Victoria Beckham, duket se i është shtuar edhe një.

Bëhet fjalë për nusen e saj, ose më saktë të dashurën e djalit të Victorias, Brooklyn.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aktorja Chloe Moretz këtë javë është shfaqur me të njëjtën veshje si vjehrra e saj, Victoria, në ngjarjen e organizuar në Utah.

Në fotot e publikuara në media, dy bukuroshet shfaqen me një xhaketë të zezë dhe këmishë të bardhë, transmeton tch. Kjo është e njëjta veshje me të cilën Victoria u shfaq nëntorin e vitit të kaluar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Harper’s Bazaar ku fitoi çmimin si ‘Gruaja e Vitit’.

Por kjo nuk është hera e parë që aktorja “kopjon” Victorian. Paparazët kanë fotografuar Chloe Moretzin edhe në një tjetër ngjarje në të cilën ajo shfaqej me të njëjtën veshje që kishte përdorur edhe ikona e modës, Victoria. Nuk dihet nëse kjo është thjesht rastësi apo tendencë e aktores për ti ngjasuar sa më shumë vjehrrës së saj.

{gallery}