Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Julia Louis-Dreyfus diagnostifikohet me kancer

Julia Louis-Dreyfus është sëmurë nga kanceri i gjirit.

Ajo e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Twitter, transmeton KosovaPress.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ylli i serive ''Seinfeld''dhe "Veep", ka zbuluar për fansat se është prekur nga kanceri i gjirit.

“Njëra nga tetë gratë që preken nga kanceri i gjirit. Unë jam sot njëra prej tyre. Lajm i mirë është se kam mbështetjen më të mirë të shoqërisë. Lajm i keq është se nuk kanë të gjitha gratë këtë fat. Eja të luftojmë kundër të gjitha llojeve të kancerit”, ka shkruar aktorja.

Louis-Dreyfus është diagnostifikuar pasi që ka marrë shpërblimin e saj të gjashtë rekord Emmy për rolin e Selina Meyer në serinë ''Veep''.