Showbiz

Albana Bilalli sjell albumin e parë

Pas një pune të gjatë dhe me shumë përkushtim, këngëtarja Albana Bilalli ka sjell për publikun albumin e saj të parë.

“Drita ime, Fajkoi i vogël dhe valët e shpirtit” është titulluar albumi i cili përmban gjithsej 10 këngë, 6 prej të cilave janë të pa dëgjuara më parë.

Muzika dhe tekstet e këngëve janë të realizuara nga vet këngëtarja derisa incizimi i tij është bërë live në studio.

“Fakti që është incizuar live, për mua është ndjenjë perfekte pasi në atë dhomë ka munguar vetëm publiku, por kur i mbyllja sytë më dukej sikur po këndoj përballë tyre”, është shprehur këngëtarja për KTV.

“Meqë tekstet i kam shkruar vet, ka shumë të bëjë me mua dhe jetën time. Jo secili tekst është personal, por gjithsesi ka sekuenca të mijat aty” ka përfunduar Albana

Puna rreth këtij albumi ka zgjatur më shumë se dy vjet, kjo për shkak të angazhimeve personale që Albana pati.

Albumi tashmë është në shitje në platformat: iTunes, Spotify dhe Amazon.