“Look What You Made Me Do”, e cila u publikua në natën e VMAs, u kthye menjëherë në këngën më të komentuar e më të dëgjuar të momentit, duke kaluar edhe “Despacito”-n. Kënga dhe videoklipi thyen edhe rekordet e mëparshme të vendosura nga Adele me “Hello” për klikueshmërinë dhe renditjen në chart-e.
“LWYMMD” u rendit në vend të parë në Britaninë e Madhe duke u kthyer në këngën e parë të Taylor Swift që arrin diçka të tillë. E duke qenë se para Taylor ishte Dua Lipa ajo që mbante vendin e parë, këngëtarja shqiptare kaloi një pozicion më poshtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor Dua Lipa nuk fal, transmeton vizionplus. Ditën e sotme “New Rules” është kthyer sërish në vend të parë duke mposhtur Taylor Swift e duke e kaluar në vend të dytë.
Tani, një bravo e madhe për Duan dhe “rregullat” e saj!