Është një prej këngëtarëve që pas vetes ka një numër tejet të madh të fansave dhe për të cilin vëmendja e publikut në përgjithësi, është e madhe po ashtu.
Projektet e Mozzikut shijojnë sukses të menjëhershëm pas publikimit. Secila këngë e tij numëron miliona klikime.
E veçanta është se këngëtari gjatë këtyre vjetëve të fundit ka qenë shumë aktiv sa i përket mbrëmjeve muzikore, ku numri i të pranishmëve ka qenë gjithmonë i madh. Këngëtari shprehet tejet i kënaqur, duke thënë se secili vit po është më i suksesshëm se tjetri për të.
Krahas mbrëmjeve të shumta muzikore, Mozzik ka qenë aktiv edhe me këngë dhe videoklipe. “Kuksi” dhe “Xhelozia” janë projektet që ai solli gjatë kësaj vere.
Sigurisht, tash, pas punës së madhe që këngëtarët kanë gjatë sezonit të verës, Mozzik thotë se do të angazhohet në studio për të punuar për projekte të reja muzikore. E i radhës, sipas tij, pritet të vijë shumë shpejt, raporton Express i KTV-së.
Me shumë punë sa u përket projekteve muzikore do të jetë e gjithë pjesa e mbetur e vitit, jo vetëm për Mozzikun, por për të gjithë anëtarët e “On Records”. Puna e vazhdueshme, sipas këngëtarit, e bën të veçantë këtë label.
Projekti i radhës nga Mozzik do të jetë solo, derisa data e publikimit nuk është vendosur ende.