Ishte viti i kaluar kur fansat e Eminemit kanë dëgjuar një projekt solo kur ai kishte lansuar “Campaign Speech”, për të cilin ai kishte thënë se është paralajmërim i albumit.
Që nga atëherë ai ishte pjesë e bashkëpunimeve me Big Sean “I Decided” dhe këngës “No Favors”, shkruan HipHopDX.
Por, një foto e postuar në Instagram nga menaxheri i Eminemit, Paul Rosenberg ka ngritur zërat se ai po vjen me projektin e radhës, transmeton Koha.net.
Rosenberg kishte shkruajtur se, “ka kaluar kohë e gjatë # elevenseries”. Kurse në dorën e Eminemit fansat kanë parë diçka të shkruar, dhe shumica prej tyre besojnë se bëhet fjalë për 9 prillin, që mund të jetë data e publikimit të projektit.
Rosenberg është gjithashtu menaxher i reperit me prejardhje shqiptare, Action Bronson.