Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Studentë nga Vjena dhe Venecia vizituan Komunën e Prishtinës

Shumë studente e studentë nga Vjena dhe Venecia, erdhën sot për vizitë në objektin e Komunës së Prishtinës, njofton kumtesa komunale transmeton Koha.net.

Ata u pritën nga kryetari Shpend Ahmeti, i cili u shpjegoi për kompetencat që ka Komuna në përmirësimin e jetës së qytetarëve, si dhe për ndryshimet e shumta që kanë ndodhur në qeverisjen e Prishtinës që nga dhjetori 2013.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përveç temave si arsimi, shëndetësia, mirëqenia sociale, urbanizmi, mbrojtja e mjedisit, trashëgimia kulturore, e të ngjashme, studentët ishin të interesuar të dinin më shumë edhe për zhvillimet qendrore politike si dhe mënyrën e ecjes së shtetit të Kosovës nga shpallja e pavarësisë e deri më sot.

Pasi iu përgjigj të gjitha pyetjeve të studentëve, Kryetari Ahmeti i falënderoi për vizitën dhe iu sugjeroi që të lëvizin sa më shumë nëpër Prishtinë, ashtu që t’i shohin nga afër të mirat dhe problemet e kryeqytetit tonë.