Ahmeti emëron Pacollin nënkryetar të Komunës

Ahmeti emëron Pacollin nënkryetar të Komunës

27 dhjetor 2017 12:12

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka emëruar sot, përmes vendimeve zyrtare edhe disa drejtorë të tjerë, që vijnë nga partitë e koalicionit me të cilat ai ka bërë marrëveshje për bashkëqeverisje në Prishtinë.

Kështu, ai ka emëruar si nënkryetar, kundërkandidatin e tij nga AKR-ja, në zgjedhjet e 22 tetorit, Selim Pacollin. Me AKR-në, Ahmeti pastaj kishte bërë koalicion parazgjedhor për balotazhin e zgjedhjeve të 19 nëntorit, raporton Koha Ditore.

Ahmeti, po ashtu të mërkurën ka emëruar edhe katër drejtorë të Drejtorive komunale, nisur nga vendimi që Dren Kukaj, të vazhdojë të jetë drejtor i Pronës edhe për një mandat, meqë ai kishte mbajtur këtë post edhe në mandatin e shkuar.

Pastaj, drejtor i Arsimit është emëruar Jonuz Salihaj nga AAK-ja, drejtor i Investimeve kapitale është emëruar Gëzim Mehmeti, nga AKR-ja, si dhe drejtor i Inspeksionit Brahim Mehmetaj, nga Lëvizja për Bashkim.

Ahmeti duhet të emërojë edhe katër drejtorë të tjerë, deri në formimin e plotë të kabinetit të tij.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Londra28/12/2017 10:08

Shpendi eshte nje kryetar qe din shume mire ta udheheq Prishtinen.Qytetari eshte me fat qe Prishtina udhehiqet nga nje njeri shume I zoti siq eshte Shpendi. Vetem vazhdo kryetari me I mire qe ka pas Prishtina ndonjehere.

Vakti27/12/2017 15:07

Paradox! Atu ku nuk mujnë me ngul Socialistat e ngulin Kapitalistat! Luaje Macë kryet e Buallit! KoKoKoKo, kokrrën të gjithë Socialistë (Komunistë) e Kapitalistë-t për vedi! Ju të tjerët bini fyellit o njerëz të këtij Mileti.

Shto koment

Të ngjashme