Statistikat e Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se për 11 muaj të këtij viti në Prishtinë janë shënuar afro 300 aksidente, ku janë të përfshirë këmbësorët.
Në Komunën e Prishtinës, të mërkurën, kanë bërë të ditur se nuk do lejojnë vendosjen e paautorizuar të pengesave në rrugë me qëllim të pengimit të lëvizjes së makinave me shpejtësi, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto pengesa, sipas zyrtarëve komunalë, mund të vendosen vetëm nëse një pëlqim të tillë e jep komisioni i përbërë nga Komuna dhe Policia e Kosovës.
Miranda Mullafazlia, zyrtare për media në Komunën e Prishtinës, ka thënë se kërkesat qytetare për vendosjen e pengesave fizike nëpër rrugë shqyrtohen nga ekipet e zyrtarëve përkatës të Komunës së Prishtinës dhe Policisë së Kosovës dhe aprovimi ose jo varet nga shkalla e rrezikshmërisë dhe faktorët e tjerë relevantë...(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.