Në Prishtinë është ndërprerë mësimi tërëditor nëpër të gjitha shkollat ku është zbatuar ky pilot-projekt.
Pilotimi i mësimit tërëditor është ndërprerë dhe nuk do të vazhdojë derisa ekspertët e arsimit të angazhuar nga Komuna e Prishtinës të mos e përfundojnë një analizë të gjithë këtij procesi, nga e cila pastaj do të dalë përgjigjja nëse ky projektpilot do të vazhdojë ose jo. Këtë e kanë bërë të ditur për “Kohën Ditore” drejtues të shkollave, zyrtarë të Komunës, por edhe përfaqësues të shoqërisë civile që merren me këto çështje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjylije Bala, drejtoreshë e shkollës “Faik Konica”, në të cilën në dy vitet e fundit është pilotuar mësimi tërëditor, ka thënë për gazetën se që nga fillimi i këtij viti shkollor nuk është duke u mbajtur mësimi tërëditor, i cili edhe ashtu, sipas saj, më tepër ka qenë improvizues sesa që ka qenë mësim tërëditor në kuptimin e plotë të tij.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.