Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, priti sot në takim Stacy Bernard Davis, shefe e njësisë për Evropë për demokraci e të drejta të njeriut nga Departmenti i Shtetit të ShBA-së, njofton kumtesa komunale, transmeton koha.net.
Në takim u diskutua për qeverisjen në Komunën e Prishtinës si dhe pozitën e komuniteteve etnike e fetare në Komunë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas kumtesës, Sejdiu e njoftoi Davisin për të arriturat në komunën e Prishtinës, me theks të veçantë transparencën radikale, luftimin e krimit dhe korrupsionit, reformat në administratë, urbanizëm, funksionalizimin dhe modernizimin e transportit publik, përmirësimin e lartë të shërbimeve në shëndetësi, si dhe shërbimeve ndaj qytetarëve në përgjithësi.
Sa i përket të drejtave të komuniteteve, Dardan Sejdiu tha se të gjitha komunitetet, si etnike apo fetare në komunën e Prishtinës janë të barabarta dhe kanë përfaqësim të drejtë edhe në vendimmarrjen e qeverisjes komunale.