Caktimi i dy anëtarëve në komisionet e aksionarëve në dy Ndërmarrjet Publike, janë risi nga Kuvendi Komunal i Prishtinës.
Hetem Kupina i LDK-së është emëruar aksionar Komisioni Komunal të aksionarëve në “Trafikun Urban”, ndërsa Egzona Podvorica në ndërmarrjen “Hotrikultura”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, kur erdhi radha e caktimit të aksionarit në ndërmarrjen “Pastrimi”, u përsërit skenari i mbledhjes së kaluar.
Asamblistët e koalicionit, Vetëvendosje-AKR-AAK, lëshuan sallën duke pamundësuar kuorumin për vazhdimin e seancës.
Momente joserioze pati plot gjatë seancës.
Këshilltarët u tallën me drurin e martesës, i cili mund të mbillet nga çdo çift që kurorëzohet, raporton 038.
Megjithatë, seriozë këshilltarët u treguan në diskutimin për themelimin e ansamblit të qytetit, i cili nuk arriti të marrë votat për nisur proceduar e themelimit.
Ndryshe, nga kjo pikë, përkrahjen e asamblistëve e pati, propozim-vendimi për ridestimin e objektit të vjetër të bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, duke hapur rrugën për vendosjen e pikturave të Ibrahim Kodrës në këtë objekt.