Lifestyle

Kombinimet e përkryera të veshjeve të përditshme këtë pranverë

Moti i mirë inspiron secilin që të bëjë kombinime mbresëlënëse dhe moderne, për ta theksuar stilin unik.

E në rastin e veshjes së përditshme, ju propozojnë që ta blini një kanotiere me mbishkrim, pasi që këtë sezon janë në modë më shumë se kurrë. Lejoni që rrobat tuaja të flasin në vend të juve!

Kanotieret mund t’i kombinoni me xhinse të gjëra, që kthehen në modë këtë sezon, ashtu si edhe modelet “boyfriend”, që mbesin edhe më tutje të preferuarat e fashionistave, shkruan sot Koha Ditore. Mos hezitoni që të bëni kombinime me ngjyrë rozë apo të verdhë, pasi që këto ngjyra janë në modë këtë pranverë.

Pamjen e juaj mund ta kompletoni me atletet në nuanca pastel, derisa mos e harroni xhaketën nga lëkura, që vazhdon të mbetet në modë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.