Alkaliniteti dhe aciditeti maten me vlerën e pH. Gjatë matjes përdoret shkalla nga 0 deri në 14, ndërsa përdoret për ta përcaktuar përqendrimin e joneve të hidrogjenit.
Vlera neutrale është e shënuar me numrin 7. Çdo gjë nën numrin 7 tregon aciditet, ndërsa mbi të tregon alkalinitet. Uji alkalin është ujë me vlerë të pH më të madhe se 7.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSimptomat më të zakonshme të aciditetit të trupit janë:
• dhimbje dhe ngërçe të muskujve pas shëtitjes së shkurtër,
• lodhje kronike,
• vështirësi në frymëmarrje dhe
• disponim i keq.

Studimet e deritanishme kanë treguar se 95% e qelizave të kancerit jetojnë në një mjedis acidik, ndërsa shkencëtarët besojnë se mjedisi acidik është i favorshëm për zhvillimin e tyre, transmeton Koha.net. Qelizat e kancerit, sipas disa hulumtimeve, nuk mund të mbijetojnë në një mjedis me një pH më të madh se 7.36.
Niveli i ulët i pH në trup e rrit rrezikun e zhvillimit të qelizave të kancerit, osteoporozës, diabetit të tipit 2, obesitetit, sulmit në zemër dhe sëmundjeve të ndryshme kronike.
Ujin alkalin duhet ta pini në mëngjes në lukth të zbrazët. Gjatë ditës duhet të pini të paktën tri gota ujë alkalin, mundësisht në lukth të zbrazët. Ujin alkalin mund ta pini gjatë ditës në vend të ujit të thjeshtë.
Një prej mënyrave të shumta për ta bërë ujin alkalin është që ta vendosni ujin (mundësisht të distiluar) në një shishe qelqi. Limonin copëtojeni në copa të madhësisë së mesme dhe shtojeni në ujë. Shtoni kripë të Himalajeve, përzieni dhe mbulojeni. Lëreni ujin të qëndrojë në temperaturën e dhomës për të paktën 12 orë.