Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si të ulni rrezikun e sulmeve kardiake?

Sulmet kardiake, një ndër sëmundjet më të përhapura në botë, ka ndërgjegjësuar më shumë shkencëtarët.

Mësohet se një studim i fundit ka zbuluar se injeksionet anti-inflamacion mund të ulin rrezikun e sulmeve kardiake dhe mund të frenojë progresin e një tumori, thuhet në një studim që e transmeti Syri.net. Studiuesit kanë gjetur se të mbijetuarit e sulmeve kardiake, të cilëve iu është dhënë një ilaç anti-inflamator i quajtur “canakinumab”, kanë pasur më pak sulme kardiake në të ardhmen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe vdekjet nga tumoret janë përgjysmuar te të trajtuarit me këtë ilaç, që normalisht përdoret vetëm për kushte të rralla inflamatore.

Ekipi i studiuesve,nga Boston, testoi mbi 10 mijë pacientë që kishin pësuar një sulm kardiak. Të gjithë pacientët morën doza të larta statine, sikurse edhe agjentët anti-inflamacion “canakinumab” ose “placebo”, përmes injeksioneve të kryera çdo 3 muaj. Testi zgjati për 4 vite. Për pacientët që morën injeksione “canakinumab”, ekipi studiues raportoi 15% reduktim të rreziqeve për probleme të mëtejshme kardiovaskulare, përfshi sulmet kardiake dhe goditjet. Gjithashtu,u vu re se nevojat për procedura të kushtueshme kirurgjikale, u shkurtuan me mbi 30%.

Shanset për t’iu dorëzuar kancerit të mushkërive u ulën me 75%. Ekipi studiues nuk i ka kuptuar ende shkaqet . Tashmë studiuesit kanë planifikuar të hetojnë më tej efektet potencialisht mbrojtëse të “canakinumab” ndaj kancerit.