Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Brokoli, arma sekrete kundër diabetit

Një studim i fundit ka zbuluar se ngrënia ose konsumimi i brokolit në formë lëngu mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e diabetit të tipit 2.

Ndryshimet e mënyrës së jetesës, në veçanti duke mbajtur nën kontroll obezitetin, janë një mënyrë e rëndësishme për të mbajtur nën kontroll sëmundjen. Ndërsa tek disa njerëz ilaçet mund të shkaktojnë edhe efekte anësore, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Metformina, një ilaç i përdorur gjerësisht për këtë sëmundje pasi ul nivelet e sheqerit në gjak, nuk mund të merret nga 15% e njerëzve që vuajnë nga diabet për shkak të efekteve të saj në veshka.

Profesor Anders Rosengren, nga Qendra Universitare Lund e Diabetit në Suedi, rekomandon që personat të cilët vuajnë nga diabeti ose prediabeti, të përdorin brokolin si ushqim për të mbajtur nën kontroll sëmundjen ose parandaluar progresin e saj.

Gjatë studimit 12-javor, nga 97 pacientë obezë, ata që morën brokoli pësuan rënie të konsiderueshme të niveleve të glukozës në gjak në gjendje esëll, krahasuar me ata që morën ilaçe.