Diabeti nuk njihet pa arsye si vrasës i heshtur. Numri i njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje është në rritje, kështu që diabeti ka tërhequr vëmendje dhe e ka alarmuar të gjithë botën. Megjithatë, ekzistojnë ushqime të cilat efektivisht ndihmojnë në parandalimin e diabetit, transmeton koha.net.
Trashja, mënyra joaktive e jetesës, mungesa e aktivitetit fizik dhe djegies së kalorive, ushqimet e ëmbla dhe të yndyrshme, janë shkaqet që çojnë në diabet. Për ta parandaluar këtë, duhet konsumuar shafran, dredhëza, djathë, jogurt, verë të kuqe, kanellë, mollë dhe spinaq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShafrani përmban kurkumë, e cila e shtyn dhe madje edhe e parandalon diabetin. Edhe pse nevojitet më shumë kohë për hulumtim për t’i përcaktuar efektet afatgjata të kurkumës, rezultatet e para janë premtuese.
Dredhëzat janë shumë të shijshme dhe duhet të konsumohen rregullisht. Shkencëtarët pohojnë se ato ndihmojnë në aktivizimin e proteinave në organizëm të cilat e reduktojnë kolesterinën e keqe dhe lipidet e gjakut, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e diabetit. Eksperimentet në minj kanë treguar se dredhëzat ndihmojnë në uljen e glukozës në gjak.
Djathi dhe jogurti janë gjithashtu efektivë në parandalimin e diabetit. Por vetëm ato me pak yndyrë. Ekspertët besojnë se bakteret e shëndetshme të cilat i përmbajnë ato, kanë efekte të dobishme anësore.
Vera e kuqe e përmban komponentin resveratrol e cila i ndihmon funksionet e sheqerit në gjak duke e rregulluar insulinën. Megjithatë, kjo nuk është arsye për ta pirë të gjithë shishen. Çelësi është tek masa.
Kanella ka efekte të shumta pozitive në shëndet, ndërsa ndër të tjera e ul glukozën në gjak, si dhe nivelet e triglicerideve, kolesterinës së keqe, duke e përmirësuar ndjeshmërinë e insulinës. Kanellën pluhur mund ta vendosni në tost apo në kafe.
Mollët përmbajnë antocianinën, një kimikat që ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak.
Spinaqi është i pasur me ushqyes, ndërsa një studim britanik zbuloi se konsumi i spinaqit çdo ditë e zvogëlon rrezikun e diabetit me 14 për qind.