Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vdiq Eddie Clarke, motori i “Motörhead”

Eddie Clarke, i njohur edhe si Fast, kitaristi i “Motӧrhead”, i cili u paraqit në shumicën e albumeve klasike të bendit dhe ishte edhe anëtar themelues i “Fastway”, ka vdekur. Ai ishte 67 vjeç. Bendi e ka konfirmuar vdekjen e Clarkes nëpërmjet rrjetit social Facebook, duke e theksuar që ai kishte qëndruar në spital për shkak të problemeve me pneumoninë, shkruan sot Koha Ditore.

“Jemi të dëshpëruar ta shpërndajmë lajmin që sapo morëm. Edward Allan Clarke – apo siç e njihnim dhe e donim të gjithë si Fast Eddie Clarke – ka vdekur dje, në paqe”, ka shkruar bendi. “Fast Eddie....vazhdo të bësh zhurmë, rock ‘n’roll atje, si një burrë i çmendur...familja jote e ‘Motӧrhead’ nuk pret më pak se kaq!”

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.