Publikimi i logos që do të përdoret për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka ngjallur reagime se ajo është e kopjuar. Të shumtë janë ata që e kanë krahasuar logon e jubileut me atë të agjencisë turistike gjermane “Schauinsland Reisen”, e themeluar në vitin 1918. E ngjashmëria është evidente.
Reagimet, sidomos të premten, kanë bërë që edhe vetë krijuesit e logos, Arbër Racaj dhe Egzon Çaka, të deklarohen për këtë çështje. Por përderisa ata thonë se ngjashmëritë mund të jenë të rastësishme, disa disenjatorë kanë thënë se bëhet fjalë për kopjim. Ngjashmërinë e ka pranuar edhe vetë Presidenca e Kosovës, që ka hapur konkursin dhe ka zgjedhur logon për të cilën autorët janë paguar një mijë euro. Duart e hapura me dhjetë gishta janë identike. Logoja kosovare ka disa elemente shtesë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisenjatori Rrezeart Galica ka thënë se mëtohet që të jetë një logo e arrirë për nga niveli artistik, por logoja e cila krijohet për një qëllim festimi siç është jubileu i Pavarësisë së Kosovës do të duhej të kalonte kritere më rigoroze, sepse edhe si logo, si nivel artistik, ajo shquhet dhe mbetet në analet e historisë së Kosovës...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
{gallery}