Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kur e keqja të bën lopë

Warren Beatty e bëri një “skandal” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” të vitit 2017. Si film më të mirin e shpalli “La La Land”.

Zarfi i gabuar u tha se iu dha atij dhe aktores Faye Dunaway, shkruan sot “Koha Ditore”. Të dy këta kishin luajtur më 1967 në filmin kult, “Bonnie and Clyde” (“Boni dhe Kllajd”). Beatty është vëllai i artistes së njohur e fitueses së çmimit “Oscar”, Shirley MacLaine.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shqiptarët e Kosovës dikur qanin kur e shihnin këtë aktor në filmin “Splendor in the Grass“ (“Shkëlqimi në bar”, 1961), me të bukurën Natalie Wood, në regji të Elia Kazanit. Dunaway ka luajtur më 1973 në teatër, në shfaqjen “A Streetcar Named Desire” (“Tramvaji i quajtur dëshirë”) me tekst të Tennessee Williamsit, të cilin Kazani më herët e kishte inskenuar në teatër dhe në filmin antologjik me aktorët Vivien Leigh dhe Marlon Brando.

Te gjenerata e epokës së injorancës, asnjë nga këto të dhëna nuk kanë rëndësi. Beatty dhe Dunaway, dy pleq të parëndësishëm e “senilë”, gabuan e u bënë pjesë e historisë më të turpshme të ndarjes së çmimeve “Oscar”, sepse dikush ia dha zarfin e aktores më të mirë në rol kryesor e këta u “ngutën”!

Drama e individit

Vlerësimi i artit është bërë lojë, pjesë e politikës që çmon edhe opinionet koti të shoqërisë civile. Këtë e dëshmon ceremonia e sivjetme e ndarjes së çmimeve “Oscar”.

Filmi më i vlerësuar del të jetë “Moonlight” (“Drita e Hënës”), sepse flet për një shtresë të caktuar të shoqërisë - qoftë për nga raca apo për nga preferencat seksuale. Një film amerikan që flet për zezakët, i tëri me zezakë, triumfon në Amerikën e supremacisë së të bardhëve dhe të moralit “zyrtar” të krishterë!

Në fakt, ky është misioni i kinematografisë amerikane: historia e këtij shteti mund të ketë të meta, aty mund të jenë bërë shumë të liga, por në fund drejtësia gjithmonë triumfon. Dhe, të shkelurit bëhen heronj të idealit të vjetër amerikan të demokracisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.