Ngjyrat e ngrohta dhe penelat e freskët në teknikën e akaurelit të piktorit të famshëm shqiptar, Helidon Haliti, janë duke u shfaqur në një ekspozitë në Kinë.
Së bashku me një prej akuarelistëve të famshëm kinez, Xiaocheng Li, piktori shqiptar ka ekspozuar punët në Muzeun e Shantosë, një nga më të famshmit në Kinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArtisti i njohur shqiptar ka ekspozuar punët e tij së bashku me mjeshtrin e akuarelit Li Xiaocheng , i cili është anëtar i Artistëve të Kinës, zëvendësdrejtor i Këshillit Artistik të Akuarelit në Guangdong dhe dekani i Akademisë së Akuarelit të Chaoshan.
Kjo është një ekspozitë, e cila pas ekspozimit në Kinë do të jetë e hapur në Shqipëri, në kryeqytetin e saj Tiranë, në Muzeun Historik Kombëtar, nga data 20 deri 25 tetor 2017.
Ekspozita do të kurohet nga mjeshtri i madh i akuarelit, Zhou Tainya, i cili është një kurator dhe autor i mirënjohur, botues librash dhe i cili ka organizuar me sukses shumë evente ndërkombëtare në Kinë, duke përfshirë Bienalen Ndërkombëtare të Akuarelit në Shenzhen dhe Sallonin Ndërkombëtar të Akuarelit në Qingdao.