Shekuj më parë një numër i banorëve nga krahina juglindore e Shqipërisë do të largoheshin për në Itali. Një pjesë e tyre besohet se kishte marrëdhënie të mira ekonomike me bullgarët, gjë që ndikoi në vendosjen e tyre në territorin e Ballkanit lindor.
Shifrat e sakta të vitit apo numrit të shqiptarëve që braktisën vendin e tyre nuk dihen, por dihet se ata më pas u shpërngulën në fshatrat e Detit Azov dhe në Ukrainë, shkruan sot “Koha Ditore”. Sot në këto pjesë ekzistojnë fshatra me popullsi që ende i kanë ruajtur traditat shqiptare, sikurse edhe gjuhën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAspekti etnografik, kulturor, ritet e traditat janë analizuar për vite të tëra nga studiues rusë. Në mesin e tyre edhe profesori Alexander Novik. Ai bashkë me dy studiues të tjerë, Maria Morozova e Denis Ermolin, punën e tyre e kanë përmbledhur në një libër me dy vëllime, të cilin e kanë titulluar “Ekspedita në Detin Azov.
Gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës”. Tri ekspedita në krahinën e Korçës e atë të Devollit, e më pas një tjetër në fshatrat shqipfolëse të Ukrainës, janë zhvilluar për t’i finalizuar hulumtimet në terren që i ka bërë ekipi i studiuesve rusë.
Ky libër, i botuar në gjuhën ruse, u promovua të martën, në Prishtinë, në kuadër të edicionit të 36-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Shumë shpejt këto dy vëllime do të përkthehen edhe në gjuhën shqipe... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.